VIDEO/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit në Durrës, autorët e ndoqën me makinë. Dëgjohet një e shtënë dhe kalimtarët që vrapojnë të alarmuar

siguron pamjet e momentit të atentatit ku u ekzekutua 29-vjeçari Ermir Dedja në Durrës, mbrëmjen e kaluar.

Në video duket automjeti i bardhë i autorëve, një makinë tip “Cupra Formentor” teksa ndjek viktimën. I riu ishte duke ecur në trotuar në momentin e ngjarjes.

Disa sekonda pasi makina e vrasësve zhduket nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë, dëgjohet një e shtënë arme zjarri. Ndërsa kalimtarët vrapojnë të alarmuar.

Disa orë pas atentatit, automjeti i autorëve u gjet i djegur pranë fshatit Gërdec.

I riu ishte me origjinë nga Shijaku, por jetonte në Durrës. Ai kishte jetuar kohët e fundit në Gjermani, ku dyshohet se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook