Vranë bashkëatdhetarin në Greqi, Prokuroria Korçë mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit A.T. dhe G.L. për veprën penale ‘Vrasja me dashje‘ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 76 dhe 25 i Kodit Penal.

Në përfundim tëhetimeve mbi procedimin penal nr.387 të datës 23.12.2008, të pushuar më parë e të rihapur, prokurori i çështjes ka deleguar kryerjen e një sërë veprimesh hetimore tw kryera me metoda speciale, me qëllim realizimin e një hetimi sa më të plotë e objektiv, duke marrë në konsideratë edhe kohën e gjatë të kaluar që nga momenti i kryerjes së veprimeve hetimore të fundit.

Referuar akteve, provave dhe indicjeve të administruara gjatë fazës së hetimeve paraprake rezulton e provuar tej çdo dyshimi se të pandehurit G.L dhe A.T. alias J.C. alias A. Xh. alias M. D. alias M.C. alias A.D. në datë 07.12.2008, rreth orës 00:10 në zonën e Athinës në rrugën “Efpalinu”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të dhunshëm midis dy grupeve shqiptare për motive të dobta, i kanë shkaktuar shtetasit A.Xh., dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit si pasojë e goditjeve me duar/grusht, shkopinj dhe thikë, ku referuar autposisë si shkak i vdekjes është konkluduar dëmtim i rëndë i pjesës së majtë të kraharorit dhe zemrës që vjen si rezultat i goditjeve vdekjeprurëse.

Nga analiza e akteve të administruara në fazën e hetimeve paraprake, rezultoi e provuar tej çdo dyshimi se të pandehurit G.L. dhe A.T. (aktualisht në masën e sigurisë arrest me burg), kanë konsumuar veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, vepër kjo e kryer me veprime aktive të kundërligjshme, të kryera në bashkëpunim.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook