Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në një deklaratë për mediat ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ndodhet në panik para zbulimit të manipulimeve që sipas tij janë bërë në zgjedhjet e 11 majit. Blushi tha se kryesocialisti Rama nuk i lejon as njerëzit e tij që të kenë transparencë tek votimet.
“Rama ndodhet në panik para zbulimit të manipulimeve në zgjedhje. Ai nuk lejon as njerëzit e vet të kenë transparencë tek votimet”, tha ai
Më tej ai theksoi se Partia e Liris distancohet nga zgjedhjet e 11 majit të cilat i kosideroi si një farsë. Sipas tij vullneti i qytetarëve u deformua me presione dhe se kur popullit i vidhet vota, atëherë është vjedhur dhe dinjiteti.
Ne si Partia e Lirisë distancohemi nga këto zgjedhje të cilat janë një farsë. Vullneti i qytetarëve u deformua me presione. Kur vidhet vota, popullit i vidhet dinjiteti”, përfundoi Blushi
()