“Zgjedhjet ishin një masakër elektorale”, Belind Këlliçi: Vota e diasporës një kasaphanë, shkeljet janë flagrante..

Drejtuesi i PD për qarkun Tiranë Belind Këlliçi i ftuar në studion e News24 ka folur për rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit.  Sipas tij ato ishin një masakër elektorale dhe se “fenomeni bullgar” është përdorur gjerësisht dhe është denoncuar nga opozita.  Këlliçi shtoi se janë gjetur disa fletë votimi me një ngjyrë tjetër dhe është e konfirmuar edhe nga numëruesit në qëndrat e votimit.

“Zgjedhjet ishin një masakër elektorale. Fenomeni Bullgar i përdorur gjerësisht dhe e kemi denoncuar. Janë gjetur gjithashtu edhe disa fleta votimi me ngjyrë tjetër dhe këtë e kanë konfirmuar edhe numëruesit”. tha ai
Sipas tij janë gjetur shumë shkelje dhe rreth 180 fletë votimi të cilat ishin identike.  Drejtuesi i PD komentoi edhe votën e diasporës të cilën e cilësoi si një kasaphane.Ai theksoi se ato kishin të njëjtën shenjë dhe ishte plotësuar nga i njëjti person.  Gjatë fjalës së tij, Këlliçi tha se gjatë ditës së zgjedhjeve është vënë re edhe krimi zgjedhor.

“Janë gjetur shumë shkelje dhe ne do faktojmë cdo gjë. Ne kemi gjetur rreth 180 fletë votimi të cilat ishin identike dhe kemi foto dhe video. Vota e diasporës ishte një kasaphanë.Ato kishin të njëjtat shenjë e cila dukej se ishte e vendosur nga i njëjti person.Në kuti janë më shumë fletë votimi se zarfa të shpërndarë. Shkeljet janë flagrante , s duhet të lihet pa u vënë re. Gjatë ditës së zgjedhjeve kemi kapur në flagrancë krimin zgjedhor.” përfundoi Këlliçi

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook