“11 Maji farsë elektorale”, Berisha: Kemi shpërndarë raportin paraprak në BE dhe SHBA. Po sensibilizojmë komunitetin ndërkombëtar!

Kryetari i PD, Sali Berisha pranoi sot se opozita ka shpërndarë raporte drejt kancelarive perëndimore për të denoncuar atë që ai e quan farsa elektorale e 11 majit.

Berisha tha se PD po sensibilizon komunitetin ndërkombëtar për shkeljet e denoncuara.

Gjithashtu, Berisha tha se dy zv/drejtorë të SHISH kanë bashkëvepruar gjatë fushatës me ish-agjentë të Sigurimit të Shtetit në funksion të zgjedhjeve dhe në mbështetje të PS.

Sali Berisha: Asnjë letër nuk është dërguar. Letra është letër, raporti është raport. Është një raport paraprak, që është shpërndarë në një numër adresash në Europë dhe SHBA. Një raport fare paraprak, i cili nuk ka asnjë gjë tjetër përveçse këtyre që u them unë këtu, asnjë paragraf, asnjë rresht tjetër. Ne po sensibilizojmë komunitetin ndërkombëtar për farsën zgjedhore që ndodhi me 11 Maj. Ky është objektivi i punës tonë dhe ne do ia dalim. Pavarësisht nga rrethanat, por askush nuk mund të shkelmojë parimet themelore të zgjedhjeve të lira, të cilat u shkelën së bashku me vullnetin e qytetarëve shqiptarë në mënyrën më të pamëshirë…

…E kam deklaruar unë që dy zëvendësdrejtorët e shërbimit sekret kanë marrë detyrë, unë mund të thosha drejtoresha, por jo, nuk them për atë, janë dy zëvendësdrejtorët që kanë marrë të gjithë regjistrat dhe kartelet e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, aq sa kanë mbetur, se një pjesë nuk janë, dhe i kanë aktivizuar, në kundërshtim me çdo ligj. E kam thënë publikisht këtë. Unë e kam thënë këtë fill pas zgjedhjeve. Nuk ka asnjë sekret ndaj jush.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook