Alarmi për eksploziv në sheshin përgjatë Velierës në Durrës, perimetri i sigurisë u ruajt gjithë natën, sot forcat xheniere kryen shpërthim të kontrolluar

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me alarmin për eksploziv të mbrëmjes së djeshme.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se perimetri i sigurisë u mbajt i vendosur deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa kontrollet vijuan përgjatë gjithë natës nga forcat e policisë dhe grupi hetimor.

Një sasi eksplozivi e zbuluar pranë zonës së Velierës, që u neutralizua në mënyrë të kontrolluar nga ekspertët xhenierë, vuri në alarm autoritetet dhe çoi në bllokimin e menjëhershëm të zonës që nga mbrëmja e së martës.

Vetëm pasi hetuesit përfunduan mbledhjen e provave në vendngjarje, u hoqën shiritat e sigurisë dhe u lejua rifillimi i qarkullimit të automjeteve, i cili kishte qenë i pezulluar për më shumë orë.

Ngjarja mbetet ende nën mister, pasi deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia lidhur me sasinë e eksplozivit, rrethanat e zbulimit apo personat e dyshuar.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook