Një aksident rrugor është regjistruar ditën e djeshme në afërsi të Spitalit Rajonal të Korçës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet.
Drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar menjëherë në spital.
Specialistët Sektorit të Qarkullimit Rrugor informuan se drejtuesi i automjetit është proceduar penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftim i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin rrugor në lagjen nr. 4 Korçë, si pasojë e të cilit u dëmtua shtetasi J. B., informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. B., 36 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
()