Portieri i Barcelonës, Wojciech Szczęsny preku tema të ndryshme, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Tani është momenti i duhur për të diskutuar të ardhmen time me klubin. Doja të mbyllnim sezonin përpara se të flisnim për kontratën. Nëse do të rinovoj, do ta bëj duke pasur parasysh se ndoshta sezonin e ardhshëm do të kem një rol më të rezervuar, por me qëllimin për të kontribuar me përvojën time. Kjo është një situatë e re për mua dhe kërkon një vendim serioz.”
“Yamal- Është e pabesueshme çfarë niveli talenti ka. Por ajo që më bën më shumë përshtypje është maturia në lojën e tij. Një 17-vjeçar që di të ngadalësojë lojën, të analizojë situatat dhe të reagojë me mençuri… është e rrallë. I meriton të gjitha elozhet dhe, pse jo, mund ta shohim duke garuar për ‘Topin e Artë’ këtë vit.”