Einxhel Shkira zbulon emrin e djalit të saj të dytë: një zgjedhje e veçantë

Einxhel Shkira është bërë nënë për herë të dytë dhe, ndonëse lindja ndodhi gati dy javë më parë, ajo e ka ndarë vetëm sot me publikun emrin e djalit të saj të vogël. Pas emrit Trev, i frymëzuar nga trevat shqiptare, moderatorja ka zgjedhur një tjetër emër të shkurtër dhe domethënës: Kres.

Në një postim të ndjerë në rrjetet sociale, Einxhel rrëfen emocionet e forta të shtatzënisë dhe momentit të lindjes, duke e përshkruar gjithë përvojën si të mbushur me dashuri, sakrificë dhe mbështetje. Ajo shprehet se çdo dhimbje e kaluar do të ishte e vlefshme, vetëm për ta mbajtur në krahë vogëlushin e saj.

“Do e zgjidhja në secilën jetë të njëjtin fat… vetëm për të të pasur ty në krahët e mi,” shkruan Einxhel, duke emocionuar ndjekësit që kanë pritur me padurim zbardhjen e këtij detaji të bukur.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook