Fushata e PL-së, Braimllari: Thelbi i mesazheve politike duhet të lidhet me qytetarët, jo me interesat personale të drejtuesve të partive

Endrit Braimllari, kandidat për deputet nga PS, në një intervistë për “News 24” analizoi fushatën elektorale dhe theksoi rëndësinë e lidhjes së mesazheve politike me nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve.

Ai kritikoi qasjet e sipërfaqshme në komunikimin politik, duke vënë në dukje se për të fituar besimin e publikut, kërkohet angazhim i përditshëm dhe kontakt i drejtpërdrejtë me njerëzit.

Sipas tij, suksesi nuk vjen rastësisht, por përmes një pune të vazhdueshme në terren dhe ndërtimit të një raporti të sinqertë me qytetarët.

Endrit Braimllari, kandidat për deputet i PS: Opozita duhet të kishte mesazh që qytetarët ta përthithin atë. Të marrësh votat, duhet të punosh sistematikisht në terren, jo rastësisht PS ka këtë rezultat, në Partinë Socialiste punohet përditë në terren, duhet të interesohesh për njerëzit. Nuk duhet vetëm të mbash një konferencë dhe e mbylle, jo, duhet të punosh më tepër me njerëzit. Ka fituar Shqipëria, sepse ka fituar rruga europiane e vendit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook