“Hetimi nisi pas dëshmisë së Nuredin Dumanit”/ Klodiana Lala tregon detaje nga mega-operacioni antidrogë: U regjistruan 30 episode të trafikut të kokainës

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në News 24 dha më tepër detaje nga mega-operacioni i antidrogës, goditur nga SPAK.

Ajo tha se SPAK ka goditur rrjetin e madh kriminal pas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani.

Operacioni antidrogë çoi në 51 urdhër-arreste për trafik droge dhe pastrim parash. Grupi kishte bazën në Durrës dhe përfshinte edhe zyrtarë policie. Janë dokumentuar 30 episode të trafikut të kokainës. Në skemë ishin përfshirë edhe bosë të mafies italiane.

Klodiana Lala: Janë 51 urdhër-arreste. Dosja është e gjatë. Grupi trafikonte kokainë dhe pastronte para. Ish polici Altin Morina është anëtar i bandës kriminale, ndërsa efektivi tjetër ka akuzën e korrupsionit. Hetimi ka nisur nga SPAK, pas rrëfimit të Nuredin Dumanit. Pas dëshmisë së Dumanit, pas marrjes së komunikimeve të Sky Ecc dhe vëzhgimeve në terren, kanë arritur të identifikojnë grupin kriminal që merreshin me aktivitete kriminale. Grupi kriminal e kishte bazën në Durrës.

Janë vënë nën sekuestro disa shoqëri. Një grup kriminal të rëndësishëm ka pastrimin e parave. Ka në dosje dhe bos të mafies italiane, njëri njihej si “gjyshi”. Paratë vinin me autobus nga linja e udhëtimit të transportit. Janë 30 episode të trafikut të kokainës. Janë lënë të trafikojnë drogë, derisa e kanë zbërthyer gjithë aktivitetin kriminal. Grupi u mbajt në vëzhgim për 5 vite.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook