Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Igli Tare pritet të bëhet zyrtarisht “djall”, por në Itali nuk kanë asnjë dyshim për këtë pjesë, thjesht është kohë, me ish futbollistin e famshëm kuqezi që do të firmos një kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Me zgjedhin e Tares për postin e Drejtorit Sportiv, në shtëpinë e Milan nis puna për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri. Vendimi i parë që duhet të marrë Tare së bashku me Furlanin është ajo e trajnerit të ri.

Sipas La Gazzetta dello Sport, i preferuari i Igli Tares është tekniku aktual i Bologna-s, Vincenzo Italiano. Pengesa e madhe në këtë pikë është pikërisht klubi, pasi në radhët e Bologna-s nuk dëshirojnë të bëjnë të njëjtën gjë si me Thiago Motta-n, për këtë arsye i kanë ofruar trajnerit një rinovim të kontratës edhe për një tjetër vit, deri në 2027.

La Gazzetta
La Gazzetta

Ndryshe nga La Gazzetta dello Sport, e përditshmja tjetër italiane, Corriere dello Sport, sqaron se Italiano ka vendosur të qëndrojë te Bologna. Në Milano, përpara se drejtuesit e klubit të mbyllnin marrëveshjen me Igli Taren, në zyrat e klubit qarkullonte fuqishëm emri i Sarrit, pasi ai ishte i përzgjedhuri i drejtuesve përpara se të firmosnin me Conceicao-n, por Sarri nuk pranoi kushtin në kontratë që mund të shkarkohej pas 6 muajsh.

Corriere
Corriere

Sarri ka punuar me Igli Taren për dy vite te Lazio, por marrëdhënie e tyre nuk ishte ideale, për të mos thënë e tensionuar, për këtë arsye Tare dhe Furalani duhet të mendojnë për të tjerë opsione, ku mes emra të shumtë ai që po fiton kuota është Max Allegri.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook