Kiara Tito zbulon projektin e radhës: Së shpejti një film me Luizin

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa rrëfime personale mbi jetën, karrierën dhe planet që po vijnë në horizont.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania surprizoi me një lajm të ri, duke zbuluar se së bashku me bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin, janë në hapat e parë të një projekti filmi që pritet të realizohet shumë shpejt.

“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë, është hera e parë që e them. Ai e ka thënë pak edhe në Story megjithatë nuk kishte asgjë konkrete. Tani është momenti që ne jemi në fillimet tona sepse filmi normalisht që do shumë kohë që të dalë, por ky është një projekt që ne kemi dëshirë që ta bëjmë sa më shpejt. Në vazhdimësi do t’i mbledhim të gjitha detajet”, u shpreh Kiara.

Kur u pyet nëse filmi do të ishte një komedi apo një rrëfim mbi historinë e dashurisë së tyre, ajo nuk ngurroi të jepte një përgjigje të ëmbël:

“Sigurisht që do të ketë edhe dashuri brenda, ku do shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri.”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook