Një javë përpara fundit të sezonit të rregullt, Man.City ka një arsye të fortë për të buzëqeshur. Më në fund, “qytetarët” janë zot të fatit të tyre, pasi ndaj Fulham, rivalit të tyre të fundit, mjafton të mos humbasin për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Ekipi i Pep Guardiola triumfoi 3-1 ndaj Bournemoth në një ndeshje me emocione mikse. Kjo sfida e fundit në shtëpi për Kevin De Bruyne, me legjendën belge që do të largohet nga Man.City, por kjo ishte gjithashtu një ndeshje e veçantë pasi më në fund u rikthye në fushë Rodri.
Ndeshja nisi me një super gol, ku pas vetëm 14 minutash, Marmoush me një predhë të vërtetë nga distanca dërgoi topin në trekëndësh. De Bruyne kishte shansin të largohej me gol përpara tifozëve, por mesfushori belg gaboi në mënyrë flagrante pak metra përpara portës së boshatisur. Në minutën e 38-të, ishte Bernardo Silva që dyfishoi shifrat, i shërbyer në zonë nga Gundogan.
Në pjesën e dytë, u krijua iluzioni se kartoni i kuq do t’i vështirësonte gjërat, por në minutën e 89-të ishte Nico që trefishoi shifrat. Në limitet e ndeshjes, Bournemouth gjeti golin e nderit, duke sigluar shifrat në 3-1. Me 68 pikë, Man.City renditet në vendin e 3-të, dy pikë më shumë se Newcastle, Chelsea dhe Aston Villa.
Në përfundim të ndeshjes, në mënyrë të papritur, Pep Guardiola i vendosi një tjetër kusht klubit për të vijuar bashkëpunimin ndërmjet tyre: “I kam thënë klubit, nuk dua të kem një grup kaq të madh. Nuk dua të lë më 5 apo 6 lojtarë në tribunë. Nuk dua një grup të fryrë, në të kundër largohem”, u shpreh Guardiola.
()