Neda për raportin me Arbrin pas “Big Brother”: Më ka mbetur si mik i çmuar

Pas përfundimit të eksperiencës në “Big Brother VIP”, Neda Balluku ka folur hapur për raportin e saj me Arbrin, i cili ka vijuar edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Neda rrëfeu se e konsideron Arbrin një nga fitimet më të mëdha të eksperiencës në Big Brother. “Më ngjan shumë… më ka pritur me një qasje shumë pozitive që në momentin e parë,” tha ajo, duke shtuar se lidhja mes tyre është kthyer në një miqësi të vërtetë.

Edhe pse kanë pasur diskutime brenda shtëpisë, Neda theksoi se pas çdo debati, ata vazhdonin të ndanin momente miqësore: “Pinim kafen bashkë, flisnim për fëmijët, pasionet, jetën jashtë Big Brother. Kjo tregon profesionalizëm, por edhe një lidhje njerëzore shumë të pastër.”

Sipas Nedës, Arbri ka treguar gjithmonë respekt dhe dashamirësi ndaj saj. “E ndieja që më respektonte dhe nuk ma kursente kurrë këtë ndjesi,” përfundoi ajo.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook