Nico Williams dhurata e parë për Alonson, “Los Blancos” të gatshëm të paguajnë klauzolën për sulmuesin e Bilbaos

Real Madrid po shqyrton blerjen e Nico Williams: ky informacion vjen nga Spanja, ku Marca raporton se klubi madrilen ka ndërmend t’i bëjë një dhuratë të parë trajnerit të ri Xabi Alonso.

Sulmuesi i Athletic Bilbaos kushton 58 milionë euro, shifër që korrespondon me klauzolën e tij të shkëputjes: nëse kjo shumë paguhet, klubi i Florentino Perez nuk do të ketë nevojë të negociojë me Athleticon, por vetëm me menaxherët e lojtarit.

Kjo do të ishte një lëvizje e madhe në merkato, jo vetëm sepse do të ishte një tjetër talent i ri që Los Blancos do të siguronte, veçanërisht në repartin e sulmit, por edhe për atë që mund të ndodhë me opinionin publik. Verën e kaluar, Nico Williams ishte protagonist i një ngjarje që zgjati shumë në kohë, ku u përfol për një kalim të mundshëm te rivali i Barcelonës, me lojtarin që u duk se ishte shumë afër nënshkrimit me blaugranët. Megjithatë, situata financiare e klubit katalanas e bëri të pamundur përfundimin e marrëveshjes.

Megjithatë ardhja e mndshme e Williams te Real Madrid mund të sjellë ndryshime në sulmin e skuadrës. Mes shumë yjeve të pranishëm në repartin e sulmit, “Marca” përmend Rodrygo si një mundësi për të lënë vend për ardhjen e tij. Lëvizje të mëdha janë në horizonte tek mbretërorët dhe ajo që është e sigurt është se Xabi Alonso do të ketë një skuadër edhe më të fuqishme vitin e ardhshëm, për të bërë të mundur rikthimin e menjëhershëm tek trofetë, pas një sezoni zhgënjyes që po mbyllet për ekipin madrilen.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook