Prokurori Vladimir Mara ka zbuluar detaje të reja mbi operacionin e gjerë antidrogë, ku rezulton se janë përfshirë edhe dy efektivë policie dhe një avokat.
Sipas tij, njëri nga policët dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa tjetri është i përfshirë në akte korruptive.
Nga ana tjetër, avokati akuzohet për ndikim të paligjshëm në disa zyrtarë të lartë, përfshirë edhe figura brenda sistemit të drejtësisë.
Vladimir Mara: Një polic dyshohet se ka qenë përfshirë në grup të strukturuar kriminal, ndërsa punonjësi tjetër i policisë ka qenë përfshirë në korrupsion. Avokati dyshohet në katër episode të ndikimit të paligjshëm në zyrtarë të lartë, përfshirë dhe në zyrtarë të drejtësisë. Policia e Shtetit nuk përbaltet dot nga disa individë. Kanë qenë në detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale.
(d.xh-Arena e Lajmit)