Në studion e News24 ishte i ftuar gazetari dhe analisti Mentor Kika i cili ka diskutuar për operacionin anti-drogë e realizuar ditën e sotme nga SPAK dhe antimafia italiane në të cilin u godit një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri. Sipas Kikias kjo është një ngjarje e rëndësishme dhe operacioni arriti të zbulojë edhe disa emra të cilët janë pjesë të institucioneve shqiptare.
“Një ngjarje e rëndësishme dhe duhet t’i jemi falenderues atij që ka krijuar aplikacionin SKYECC që zbuloi emrat e disa grupeve kriminale. Personat që u zbuluan ishin edhe pjesë të disa institucioneve shqiptare.Lind edhe pyetja edhe se si paraja e krimit ka deportuar në Shqipëri”, tha ai
Ai theksoi se nuk dihej pse SPAK nuk e ka nisur hetimin më herët edhe pse mund të ketë pasur disa arsye. Sipas tij disa emra janë akuzuar edhe nga opozita si influencues edhe në zgjedhjet e 11 majit.
“Nuk e di se pse SPAKU nuk nisi hetimin më herët dhe nuk dimë nëse ka pasur disa arsye. Disa emra janë akuzuar edhe nga opozita si influenc edhe në zgjedhjet e 11 majit.
Shqiptarët kanë qënë dëshmitar të krimit zgjedhor”, theksoi Kikia
Më tej ai shtoi se SPAK nuk është një skuadër ushtarake që të ndërhyjë me “helikopter” por është një institucion hetimor ka metodën e saj të hetimit dhe përgjimit dhe se SPAKU do të hetojë edhe nëse ka pasur ndërhyrje me para në zgjedhjet e 11 majit.
“Por SPAKU nuk është një skuadër ushtarake që të ndërhyjë me helikopter por si institucion hetimor ka metodën e saj të hetimit dhe përgjimit. SPAKU do të hetojë edhe nëse ka pasur ndërhyrje me para në zgjedhjet e 11 majit.Nëse një kandidat është mbështetur nga krimi , votat mbeten”, përfundoi Kikia
()