Presidenti Begaj takim me nxënësit e shkollës fillore “Mahmut Lekić” e Komunës Tuz: Me anëtarësimin tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, kufijtë do të mbeten vetëm në hartë

Një grup nxënësish nga shkolla fillore “Mahmut Lekić” e Komunës Tuz vizituan sot Institucionin e Presidentit të Republikës.

Gjatë kësaj vizite, nxënësit u njohën me ambientet e Institucionit të Presidentit, ku zhvillohen takime të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare, funksionin, vendimmarrjet, si dhe aktivitetet kryesore.

Ndërkohë që Presidenti i Republikës i uroi mirëseardhjen miqve të vegjël nga Tuzi, nxënësit e përshëndetën me një këngë me çifteli dhe me interpretimin e një poezie patriotike.
Duke theksuar rëndësinë e intensifikimit të vizitave të ndërsjella mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Malit të Zi, Presidenti Begaj u shpreh: “Me anëtarësimin tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, kufijtë do të mbeten vetëm në hartë”.

 

 

 

Kreu i Shtetit propozoi hapjen e dyerve të institucioneve për fëmijët nga të gjitha trevat dhe zhvillimin e vizitave të tyre në familjet shqiptare, por edhe mësimin e historisë në institucionet përkatëse.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, Presidenti Begaj u fokusua te leximi, marrja e dijeve përmes shkollës dhe përkushtimi që duhet të ketë secili fëmijë, pasi, siç u shpreh: “Ëndrrat janë të bukura kur punohet për t’i realizuar”.

Kreu i Shtetit përgëzoi drejtorin e shkollës, Luigj Dedvukaj, dhe mësuesen Hana Canaj për pasionin dhe dashurinë në ushtrimin e profesionit dedikuar mësimit të gjuhës shqipe.

Presidenti Begaj këshilloi ndjekjen e modelit arbëresh për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës shqipe, ndërsa theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të teknologjisë në dobi të gjuhës amtare.
Gjithashtu, Presidenti i Republikës shprehu besimin se vetëm nëpërmjet bashkëpunimit midis institucioneve arsimore të Shqipërisë dhe atyre Malit të Zi do të realizohen projekte që rrisin cilësinë në mësimdhënie, bazuar në shkëmbimin e përvojave më të mira në këtë fushë.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook