Pse emri i Barack Obama-s u përmend në gjyqin e bujshëm të P Diddy?

Një detaj aspak i zakontë është zbuluar gjatë seancave të fundit gjyqësore ndaj reperit dhe manjatit të muzikës, Sean Combs, i njohur si P Diddy.

Ish-asistenti i tij, David James, dëshmoi në gjykatë në New York se Combs mbante me vete një sasi të madhe pilulash gjatë qëndrimeve në hotele — përkatësisht midis 25 dhe 30 shishe, ku përfshiheshin Percocet, ekstazi, Viagra, pilula për dietë dhe shtesa për përmirësimin e cilësisë së spermës.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një pilulë që, sipas dëshmisë, kishte të stampuar imazhin e ish-presidentit Barack Obama. “Kishte të gjitha llojet e pilulave, por njëra kishte foton e presidentit mbi të”, u shpreh James. Kur u pyet se për cilin president bëhej fjalë, ai tha: “Presidentin Obama”.

Gjyqi ndaj P Diddy po merr gjithnjë e më shumë përmasa, me dëshmi tronditëse që flasin për abuzime fizike, seksuale dhe verbale ndaj disa viktimave, përfshirë këtu edhe ish-partneren e tij, këngëtaren Cassie Ventura.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook