Në studion e News24 ishte i ftuar gazetari dhe analisti Mentor Kika i cili ka diskutuar edhe për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Ai tha se aktualisht demokracia ka ardhur duke u përkeqësuar dhe se një pushtet afatgjatë mund të jetë në dëm të saj. Kikia theksoi se ekziston rotacioni politik i cili nuk e lejon pushtetin afatgjatë të degradojë.
“Demokracia ka ardhur duke u përkeqësuar. Një pushtet jetëgjat është në dëm të demokracisë sepse ekziston rotacioni politik për të mos lejuar pushtetin sepse mund të degradojë”, tha ai
Sipas tij, rezultati nuk justifikohet dhe opozita pas humbjes duhet të marrë edhe përgjegjësitë e saj. Kikia deklaroi se Partia Demokratike duhet të ripërtërijë energjinë, projektet dhe të kthehet me një skuadër edhe më të mirë dhe më pas t’i nënshtrohet një rikonstruksioni politik.
“Rezultati nuk mund të justifikohet dhe se opozita duhet të marrë edhe përgjegjësitë e veta. Kemi parë që një opozitë e tregon me gisht “hajdutin”. Duhet që partia të ripërtërijë energjinë, projektet dhe të kthehet me një skuadër edhe më të mirë.Opozita duhet t’i nënshtrohet një rikonstruksioni politik.” përfundoi Kikia
()