Vetëvritet në qeli një maroken, i kishte thënë avokatit: Burgu është më i mirë se kampi në Gjadër, nuk do të kthehem në Shqipëri

Zyra e Azilit dhe Emigracionit në Itali shpreh pikëllim për vdekjen e Hamid Badoui, një shtetas maroken 42-vjeçar, i cili kreu vetëvrasje në burgun e Torinos. Në Itali për më shumë se dhjetë vjet, Hamidi i kishte deklaruar avokatit të tij: “Burgu është më i mirë se CPR-ja në Gjadër, nuk do të kthehem në Shqipëri.”

“Modeli i Shqipërisë” – i promovuar nga qeveria italiane si një mjet inovativ për menaxhimin e emigracionit – e përkeqëson më tej këtë logjikë: struktura ekstraterritoriale, izolim gjeografik, akses i vështirë dhe i kufizuar në garancitë ligjore, pengesa në aksesin në të drejtën për shëndetësi, ndalim administrativ i përhapur i përdorur në mënyrë ndëshkuese, në vend që të jetë mjeti i fundit i parashikuar nga e drejta ndërkombëtare.

Në Qendrat e Kujdesit Shëndetësor në Itali dhe në qendrat e reja në Shqipëri, njerëzit jetojnë në kushte degraduese, pa qasje në kujdesin e duhur, në një klimë braktisjeje të vazhdueshme dhe mungesë informacioni. Kjo është rezymeja që bëjnë mediat në vendin fqinj.

Protestat, vetëlëndimi dhe vetëvrasjet janë simptomat më të dukshme të një sistemi të projektuar për të izoluar dhe ndëshkuar. Vdekja e Hamid Badoui është pasojë e drejtpërdrejtë e një sistemi politik që përdor frikën dhe shtrëngimin si mjete për (mos)menaxhimin e lëvizshmërisë njerëzore.

Shndërrimi në ligj i dekretit të ri të Shqipërisë që u bë dje nëpërmjet votëbesimit në Senat konfirmon strategjinë e qeverisë për t’u përqendruar në politika që nuk respektojnë të drejtat themelore të njeriut, në sajë të një qasjeje thjesht propagandistike.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook