
Mbrëmjen e djeshme, Egli Tako ndezi rrjetin me një postim në Instagram, ku shfaqej me një foto provokuese që vinte në pah format e saj trupore.
Komentet dhe pëlqimet ishin të shumta, por nuk mungoi edhe një reagim i menjëhershëm dhe i koduar nga Xheneta Fetahu.
Pak pas postimit të Eglit, edhe Xheneta publikoi disa imazhe të ngjashme, ku vëmendjen e morën linjat e saj fizike.
Por ajo që tërhoqi më shumë interes ishte shkrimi që e shoqëronte foton: “Kjo foto, inspirim për shumë njerëz” – një fjali që shumë ndjekës e kanë interpretuar si thumb ndaj Eglit.
Kujtojmë që Xheneta Fetahu kishte krijuar një romancë me Gjestin gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Kosova, por lidhja nuk zgjati shumë.
Më vonë, kur Gjesti u bë pjesë e Big Brother VIP Albania, ai krijoi një tjetër afrim – këtë herë me Egli Takon, marrëdhënie që, sipas zërave të fundit, vazhdon edhe jashtë shtëpisë