Euro U-17 / Mbyllet 0-0 Francë – Portugali në “Arenën Kombëtare”

Ka përfunduar edhe ndeshja tjetër e Grupit A në Kampionatin Europian U-17, Francë – Portugali.

Në stadiumin “Arena Kombëtare”, kjo sfidë u mbyll në barazim pa gola, 0-0.

Franca e nisi ndeshjen me këtë formacion: Jourdren (GK), Antonio, Legros, Mbemba, Batbedat, Munongo, Eymard, Camara, Azizi, Himbert, N’Guessan.

Portugalia e nisi ndeshjen me këtë formacion: Cunha (GK), Neto, Furtado, Chelmik, Banjaqui, Lima, Quintas, Mide, Manuel, Cabral, Cunha.

Ndeshja ishte e luftuar dhe të dyja skuadrat kërkuan golin në çdo moment, por pa arritur ta gjenin rrjetën. Mbrojtjet u treguan solide dhe arritën të shmangin çdo rrezik serioz.

Sa i përket dy skuadrave që do të kualifikohen për në gjysmëfinale nga Grupi A, gjithçka do të vendoset në ndeshjet e treta dhe të fundit.

Franca do të përballet me Shqipërinë, ndërsa Gjermania me Portugalinë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook