Euro U17, Gjermania mposht Shqipërinë në “Elbasan Arena”

Shqipëria U17 u mposht 0-4 nga Gjermania në “Elbasan Arena”, në sfidën e dyë të grupit të Europianit që po mbahet për herë të parë në vendin tonë.

Gjermanët vendosën ndeshjen në “shinat e duhura” që në pjesën e parë, duke realizuar dy herë, përkatësisht me Mensah dhe Staf.  Në pjesën e dytë, Majk dhe Oteng thelluan shifrat.

Shumë pak për të thënë për Shqipërinë, në një sfidë që rezultoi ashtu siç pritej, e vështirë.

Kuqezinjtë e Tedeskos do të luajnë sfidën e fundit të grupeve ndaj Francës, takim ky i programuar të luhet me 25 maj.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook