Vllaznia nuk ia doli as në sezonin 2024-25 të fitonte titullin, por shkodranët ishin një ndër ekipet më të mira të edicionit. Dhe këtë e konfirmojnë edhe statistikat gjatë edicionit të rregullt me skuadrat e kreut. Ku përveç përballjeve direkte me Dinamon, me skuadrat e tjera kuqeblutë kanë pasur shifra pozitive.
Duke nisur me kampionët e Egnatias, ku në 4 ndeshje të sezonit 2024-25, numërohet një fitore 3-1 e Vllaznisë. Një sukses i rrogozhinasve në Shkodër me shifrat 0-2 dhe dy duele në barazim 1-1 dhe 2-2, të dyja të zhvilluara në Rrogozhinë. Statistika që tregojnë se diferenca e finales me rezultatin 4-0 në favor të rrogozhinasve nuk është edhe aq reale. Dinamo është skuadra që i ka shkaktuar më shumë “telashe” kuqebluve këtë edicion.
Me kryeqytetasit që kanë triumfuar në shifrat 2- 1 dhe 2-3, një takim i mbyllur në barazim 0-0 dhe një fitore e Vllaznisë në fazën e katërt me rezultatin 3-0. Edhe ndaj Partizanit shifrat flasin në favor të Vllaznisë. 9 herë kampionët e vendit kanë triumfuar në dy duele 0-1 dhe 2-0 ndaj të kuqve këtë sezon që lamë pas.
Një duel ka përfunduar në shifrat 2-2, teksa ka pasur edhe një sukses të “Demave” me rezultatin 2-0. Po ashtu edhe Elbasani, një prej skuadrave më të forta të edicionit nuk ka njohur statistika pozitive ndaj Vllaznisë. Me duelet mes kuqebluve dhe verdhebluve që shikuan 3 barazime , 0-0, 1-1 dhe 1-1 e po ashtu një fitore të Vllaznisë 1-2. Duke treguar se ekipi shkodran nuk “vuajti” aspak ndaj ekipeve kryesore të këtij sezoni, pavarësisht mungesës së titullit në krye qendrën e Veriut.