Ndihma e SHBA-së për burgjet shqiptare, Ambasada në Tiranë dhuron pajisjen 340 mijë dollarëshe për rritjen e sigurisë

Ambasada e ShBA në Tiranë i dorëzoi dje pajisje me vlerë 340,000 dollarë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të Shqipërisë (DPBSH), të cilat do të ndihmojnë në rritjen e sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale për të burgosurit, vizitorët dhe oficerët e burgjeve.

Pajisjet e dhuruara do të përmirësojnë edhe aftësitë e inteligjencës dhe të shkëmbimit të informacionit për të luftuar terrorizmin dhe radikalizimin.

Zëvendës Shefja në Detyrë e Misionit Kathryn Hammond dhe Ndihmës Drejtori Stephen Fields i Programit Ndërkombëtar të Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal të Departamentit të Drejtësisë së SHBA (ICITAP) dorëzuan pajisjet e dhuruara kompjuterike, artikuj të sigurisë dhe softuer analitik Drejtorit të Përgjithshëm Klevis Qose. Byrotë e Departamentit të Shtetit të ShBA kundër Terrorizmit dhe për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit financuan dhurimin.

Që nga viti 2023, ICITAP i Departamentit të Drejtësisë së ShBA ka mbështetur DPBSH-në duke ofruar pajisje, trajnime, këshillime dhe udhëzime për të përmirësuar kapacitetet analitike dhe të inteligjencës korrektuese të saj. Kjo ka çuar në krijimin e Njësisë së Inteligjencës Korrektuese, e cila përmirëson aftësinë e DPBSH-së për të luftuar aktivitetet kriminale dhe kërcënimet terroriste, lehtëson ndarjen e informacionit me sistemin e drejtësisë penale të Shqipërisë dhe mbështet përpjekjet për rehabilitim dhe riintegrim.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook