Manchester City ka nisur negociatat konkrete me Milanin për Tijani Reijnders, një marrëveshje që mund të sjellë rreth 60 milionë euro për klubin kuqezi.
Reijnders është zgjedhja e Guardiolës për të zëvendësuar De Bruyne. Pa Ligën e Kampionëve, kuqezinjtë do të duhet të bëjnë një sakrificë dhe Reijnders është i sakrifikuari i parë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, negociatat janë në një fazë të avancuar dhe shumë shpejt priten zhvillime.
Reijnders ka luajtur 36 ndeshje në këtë sezon. Ai është pjesë e Milanit prej dy vitesh.