Bledar Himçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka denoncuar në një konferencë për mediat një ngjarje të dyshimtë që ndodhi në barin e Dervish Beqirit, kryeplakut të një fshati.
Sipas Himçit, gjatë qëndrimit në këtë lokal, ai ka gjetur fletë votimi të vulosura. Ai shtoi se Beqiri, i cili ishte vëzhgues i Partisë Socialiste në Peqin, i shpjegoi se këto fletë votimi ishin thjesht “për të mësuar dorën”.
Ngjarja ka ngritur dyshime në lidhje me mundësinë e manipulimit të procesit zgjedhor. Ky denoncim erdhi gjatë një konference për media të organizuar nga Himçi dhe kreu i PD-së, Sali Berisha.
Bledar Himçi, përfaqësues i PD: Në bar kafe gjeta fletë votimi të vulosura. Isha në lokalin e kryeplakut Dervish Beqiri. Paralel me qendrat e votimit ishin zyrat e patronazhistëve. Dervish Beqiri më tha se fletët janë sa për të mësuar dorën. Beqiri ishte vëzhgues i PS-së në Peqin.