Shehi: Shoh ditë të vështira për PD-në! Ka shpresë për përmirësim, 150 mijë shqiptarë votuan partitë e reja

Politikani Dashamir Shehi në një intervistë të dhënë në News 24 ndau opinionin e tij sesi e sheh të ardhmen e Shqipërisë dhe të Partisë Demokratike. Ai theksoi se Shqipëria po kalon periudha të vështira dhe ka abuzime qeveritare, ndërsa shprehu dëshirën që vendi të hyjë në Bashkimin Europian, duke besuar se kjo mund të sjellë disa përmirësime në standardet e qeverisjes dhe mbikëqyrjen nga ndërkombëtarët.

Shehi vlerësoi se PD ka ditë të vështira përpara, duke e parë opozitën të dobët në zgjedhje dhe kritikoi marrëveshjen mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Ai gjithashtu theksoi se ka shpresë për partitë e reja, pasi kanë marrë 150 mijë vota në total.

Dashamir Shehi: Shqipëria ka abuzime qeveritare dhe do doja që të hyjmë në BE, që të kemi disa standarde së paku. Do të jemi lagje e keqe e Europës, por do vijnë ca njerëz nga Europa që do kontrollojnë qeverinë e vendit. Nuk shikoj të ardhme të madhe për PD. Shoh ditë të vështira për PD-në. Del keq në zgjedhje opozita, edhe nga marrëveshja, që e bënë Rama e Berisha bashkë. Ka shpresë te 150 mijë votat për partitë e reja.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook