Analisti Neritan Alibali i ftuar në “LOG.” u shpreh se treni bullgar është term i ri, por fenomen i vjetër ndër vite në zgjedhje. Sipas tij, edhe OSBE-ODIHR e ka përmendur për votimin familjar, por ky fenomen nuk u parashikua nga politikanët që miratuan votën e Diasporës.
Neritan Alibali: Treni bullgar është term i ri po ne e kemi ditur me vite përpara, që merrej një votë nxirrej përpara dhe quhej kontrolli i votuesit, madje në sy të eksponentit të partisë vendoste votën.
Është fenomen i vjetër që OSBE-ODIHR e ka përmendur për votimin familjar, që është e çuditshme që ligjbërësit tanë, i dhanë të drejtën diasporës të votojë por i lë mundësinë të bëjë votim familjar që me kodin tonë është shkelje penale.
()