
Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur në rrjetet sociale është vënë nën akuzë në Australi për kultivimin e një sasie droge të kontrolluar dhe ndërhyrje të paautorizuar në furnizimin elektrik.
Ajo po përballet me akuzën e kultivimit të 43 bimëve kanabisi në një pronë në Ascot Park. Sipas dokumenteve gjyqësore, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën 1 janar – 4 prill 2025. Ajo u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Adelaide, por ende nuk ka paraqitur një deklaratë për akuzat.
Ajo dha këtë përgjigje për Dritare TV.
“Përshëndetje Dritare TV. Bëhet fjalë për një pronë të dhënë me qira por që është me emrin tim. Gjyqi po mbahet për pasqyrimin e fakteve. Nuk mund të them asgjë më shumë, derisa çështja të mbyllet, për arsye hetimesh në radhë të parë por edhe për të qenë e qartë për të gjithë në fund, në radhë të dytë. Ju falënderoj që më pyetët përpara se të shpërndanit një lajm të përçudnuar!”, shkruan Pupa.