Balluku jep lajmin: Tuneli i Llogarasë hapet nesër për qarkullimin e automjeteve. Deri më 15 shtator do të jetë pa pagesë!

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi këtë të premte tunelin e Llogarasë, një nga veprat infrastrukturore më të rëndësishme në jug të vendit.

Balluku dha lajmin se duke filluar nga dita e nesërme, 24 maj, tuneli do të hapet për qarkullimin e automjeteve.

“Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik. Pa pagesë deri më 15 shtator. Ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë”, u shpreh Balluku.

I hapur për automjetet në ditët e para të korrikut të kaluar për të çliruar trafikun drejt bregdetit të jugut, tuneli i Llogarasë u mbyll në muajin shtator dhe gjatë kësaj periudhë në të janë kryer punimet e fundit teknike duke e rikthyer plotësisht funksional për turistët dhe vizitorët që preferojnë rivierën.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook