“Çmendet” Flamurtari, 5 milionë euro buxhet për Superioren

Rikthimi në elitë u festa gjatë në Vlorë, por jo vetëm, rikthimi i një klubi legjendë si Flamurtari është pa diskutim një lajm shumë i mirë për futbollin shqiptar. Kuqezinjtë nuk dëshirojnë të kthejnë kokën pas, kërkojnë t’i japin fund trazicionit të fortë që kanë pasur në vitet e fundit, për këtë arsye Sinan Idrizi dhe pjesa tjetër e stafit drejtues po ideojnë një super buxhet për të ndërtuar një ekip të fortë, i aftë të konkurrojë jo për të mbijetuar por për të fituar trofe. E përditshmja më e madhe sportive në vend, Panorama Sport, zbulon se Flamurtari ka nisur punën për të ndërtuar ekipin e ri: “Çmendet Flamurtari, 5 milionë euro për sezonin. Leku letër në Vlorë, Idrizi akordon superbuxhet për elitën”, shkruan Panorama Sport në faqen e parë.

Drejtuesit e klubit vlonjat synojnë të afrojnë në skuadër emra “big”, dy pista kryesore janë dy lojtarë të famshëm si Odise Roshi dhe Dejvi Bregu. Roshi pritet të largohet nga Turqia, por dëshira e tij kryesore është të vijojë karrierën jashtë Shqipërisë, nëse nuk realizohet, atëherë Flamurtari e pret me derën hapur. Një tjetër emër me peshë është edhe Dejvi Bregu, por t’i rrëmbesh Dinamos fantazistin e ekipit nuk është e lehtë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook