EMRI/ Përplasi makinat e policisë gjatë ndjekjes së çmendur në Tiranë! 40-vjeçari u arrestua 12 ditë më parë në banesë, sepse qëllonte me…

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me 40-vjeçarin që u arrestua sot në Tiranë, pasi gjatë një ndjekjeje, pasi i riu ishte me makinë tip “Land Rover” e përplasi disa automjete të policisë.

I arrestuari është Enis Vrapi, i cili vetëm 12 ditë më parë u arrestua në banesën e tij në rrugën “Fortuzi”. Ai ishte ndaluar pasi qëllonte brenda në shtëpi me një armë sportive lodër, e cila me kapsolla prodhonte zhurmën si të armës së vërtetë. Policia ndërhyri për prishje të qetësisë publike.

Vrapi është i njohur si person me probleme të shëndetit mendor dhe ka një kartelë. Për shkak të gjendjes së tij, ai është dërguar në Spitalin 5 për vlerësim mjekësor.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook