Genc Burimi: Në Shqipëri nuk u zhvilluan zgjedhje të rregullta. Diaspora nuk u lejua të votojë

Analisti politik Genc Burimi, në një intervistë për News 24 nga Skype, komentoi situatën politike në vend, duke vënë në dyshim rregullsinë e zgjedhjeve të fundit në Shqipëri.

Ai theksoi se procesi nuk ishte i barabartë dhe denoncoi pengesat që iu vunë diasporës për të ushtruar të drejtën e votës. Burimi krahasoi situatën me praktika të ngjashme në vende të tjera europiane, duke shtuar se maxhoranca aktuale ka synim të fortë për të ruajtur pushtetin. Ai shprehu edhe një kritikë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e krahasuar atë me Vladimir Putinin dhe kërkoi dorëheqjen e tij.

Genc Burimi: Maxhoranca kërkon domosdoshmërisht të mbajë pushtetin, kjo ndodh në shumë vende të Europës. Denoncime të krimeve zgjedhore ka në çdo cep të Europës. Sali Berisha po kërkon gjëra normale, që kërkon rinia në Serbi, por nuk funksionon, se askush nuk e detyron dot Ramën. Sali Berisha shfajëson Lulzim Bashën. Berisha tha se nuk ke çfarë të bësh përballë një regjimi dhe i bie që edhe Basha nuk kishte çfarë të bënte. Të gjitha palët thanë se në Shqipëri nuk u zhvilluan zgjedhje të barabarta. E thanë institucione ndërkombëtare. Unë besoj tek “treni bullgar” dhe në vendin tonë. Është aplikuar në çdo vend thuajse të Europës. Në Shqipëri janë zhvilluar zgjedhje të parregullta. Në Shqipëri gjithmonë është një agoni e gjatë procesi i numërimit të votave dhe kontestimet. Diaspora u pengua të votojë, se nga mbi 300 mijë vetë, shumë pak votuan. Por, diaspora nuk solli diçka të re në këto zgjedhje. Edi Rama sot është si Putin, duhet të japë dorëheqjen.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook