Kërkohet një bomber, Juventus “hap thesin” në merkaton e verës

Prioriteti është vendi në Champions. Ka pak dyshime mbi atë që me të vërtetë ka rëndësi nga tani deri në fund të sezonit për Juventusin. Për këtë do të duhet të pritet deri të dielën në mbrëmje, pastaj do të mendohet për Botërorin. Juventusi pritet do të udhëtojë drejt SHBA-së me një trajner që ndoshta nuk do të jetë më vetëm pak javë më pas, dhe me lojtarë që do të largohen ose do të rikthehen nga huazimet.

Një situatë jo fort e lehtë për t’u menaxhuar. Ka gjithsesi edhe lajme të mira: Bremer, që ka qenë jashtë për pothuajse gjithë sezonin, do të rikthehet në dispozicion pikërisht për Botërorin për klube. Një nga të paktat lajme pozitive për Juventusin këtë vit.

Do të kthehen nga huazimet edhe Rugani (nga Ajax), Kostic (nga Fenerbahçe) dhe Djalò (nga Porto).. E komplikuar duket të jetë rinovimi i huazimeve të Kolo Muani (nga PSG) dhe Conceiçao (nga Porto).

Pikërisht për këtë, përtej Botërorit në SHBA, duhet vlerësuar mirë sulmuesi (ose më mirë, sulmuesit) për sezonin e ardhshëm, duke qenë se Vlahovic dhe shumë ndoshta edhe Milik do të largohen. Objektivat kryesorë janë bomberë të vërtetë. Sezoni i ardhshëm nuk mund të dështojë dhe problemi i golit duhet zgjidhur në mënyrën më drastike të mundshme.

Në pole position mbetet Osimhen, që ka një klauzolë prej 75 milionë eurosh për tregun e huaj, por që gjithsesi ka një vlerësim shumë të lartë.

Kushton 75 milionë edhe Gyökeres, sulmuesi suedez i Sporting Lisbonës, zbulimi i madh ndër bomberët evropianë. Pastaj ka edhe opsione që vijnë nga Bergamo, si Lookman dhe Retegui, për të cilët mund të mendohet një dalje prej 40 deri në 50 milionë euro.

Juventus e ka të qartë, nëse do të zgjidhë problemin e golave sezonin e ri, duhet të “hap thesin” e të shpenzojë në merkaton e verës për afrimin e një bomber të vërtetë


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook