Ku gaboi PD në 11 maj? Balliu: Nëse zgjedhjet do ishin normale, Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të fitonte

 Klevis Balliu, që u zgjodh deputet nga lista e PD-së në zgjedhjet e 11 majit, i ftuar në studion e News 24 deklaroi se nëse zgjedhjet do të ishin normale, Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të fitonte.

“Janë evidentuar zyrtarë të lartë të shtetit, kanë shkuar në qendra votimi dhe kanë ushtruar presion në qendra votimi. Pas trenit bullgar, kemi denoncuar edhe bexhat false. Zyrat ilegale të PS janë kapur nga ne. Do vijojmë të denoncojmë krimet zgjedhore. Nëse zgjedhjet do ishin normale, Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të fitonte. Edhe narko-shteti nuk e kishte llogaritur se vjedhja do shkonte deri në këtë nivel. Nëse do kishte zgjedhje të parakohshme, do ndodhte kur pranohet se zgjedhjet janë vjedhur. Në Shqipëri zgjedhjet ishin false”, tha Balliu.

I pyetur nëse PD duhet të analizojë vetveten, Balliu u shpreh se puna e demokratëve në terren nuk çalon askund. “Ne do vazhdojmë betejën për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, është tradhti ndaj kësaj kauze nëse tërhiqemi”, deklaroi ai.

“Nëse biem dakord që zgjedhjet janë vjedhur, s’ka nevojë për veprime analitike, por ka nevojë për veprime ligjore. PD po mbledh prova për vjedhjen e zgjedhjeve. Në një moment të dytë do të bëhet dhe analiza. Unë e njoh PD-në dhe askujt nuk mund t’i them që pse nuk fitove dot me bandat. Shkodra dhe Kruja u fituan, sepse në këto zona nuk veprojnë më bandat. Puna e demokratëve në terren nuk çalon askund. Analiza është e nevojshme në të gjitha rastet. Ne do vazhdojmë betejën për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, është tradhti ndaj kësaj kauze nëse tërhiqemi”, u shpreh Balliu.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook