Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në lidhje me projektin e Tunelit të Llogarasë, që sipas tij, është një aferë e pastër korruptive.
Në një status në FB, Bardhi shkruan se kostoja e projektit është rritur në mënyrë të pajustifikuar me miliona euro, të cilat kanë përfunduar në llogaritë e një kompanie turke, që ishte e paracaktuar për të fituar tenderin dhe që, sipas dokumenteve zyrtare, nuk ka kryer asnjë punim në terren.
()