LAJMI I FUNDIT/ 14 të arrestuarit e operacionit të koduar “Ura”, GJKKO tërhiqet për vendim

Gjykata e Posaçme tërhiqet për vendim në dhomë këshillimi pasi ka dëgjuar argumentat e  të gjitha palëve sa i takon 14 të arrestuarve të operacionit të koduar “Ura”.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine dhe parash, ndërsa në pranga ranë 28 persona të dyshuar për përfshirje në një rrjet të strukturuar kriminal.

Emrat e të arrestuarve janë Indrit Tafili, Orget Shqevi, Artan Sulejmani, Orges Molla, Sueld Elezi, Ekil Nderjaku, Hasan Nderjaku, Altin Morina, Armand Tragaj, Rando Aliu, Musa Korça, Alfred Hysa, Altin Pjetri, Ligor Çombashi, Edmond Çupi, Naim Behluli, Edison Cukaj (Çukaj), Serxhio Shkodra, Bexhed Mema, Emri Hysenaj, Artuar Shkoza, Sokol Istrefi, Ervin Zeqiri, Gezim Thartori, Ledio Bardhi, Juxhin Drazhi dhe Erind Lasku, Elvis Doçi (Visi i Pojës).

“Faktet duhet të mbështeten në prova konkrete, jo vetëm në mesazhe të dyshuara. Prokuroria duhet të paraqesë elementë të qartë që vërtetojnë përfshirjen e klientëve tanë në ndonjë grup kriminal,” u shpreh njëri prej avokatëve.

()

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook