
Joe Jonas ka folur për pasiguritë që ndjeu kur u përpoq të dilte sërish në takime pas divorcit nga Sophie Turner, madje duke zbuluar se një varg nga partnerja e tij e re frymëzoi këngën e tij të re “Only Love”. Në një intervistë të drejtpërdrejtë me TalkShopLive, të transmetuar disa ditë më parë, këngëtari 35-vjeçar dhe ish-anëtar i Jonas Brothers foli për procesin e krijimit të albumit të tij solo “Music for People Who Believe in Love”, i cili publikohet të premten, më 23 maj.
“Në atë kohë po dilja me dikë dhe fillova të eksploroja idenë e ridaljes së një lidhjeje. Ishte vërtet e frikshme dhe stresuese“, pranoi Jonas. “Dashuria merr forma të ndryshme dhe unë po rizbuloja se çfarë do të thotë kjo“.
Jonas ishte i martuar me aktoren Sophie Turner nga viti 2019 deri në divorcin e tyre në vitin 2023. Së bashku ata patën dy vajza, Willa katërvjeçare dhe Delphine dyvjeçare. Pas divorcit, ai pati një lidhje të shkurtër me modelen Stormi Brie, me ndarjen e tyre që ndodhi në qershor të vitit 2024.
Siç tha ai, vajza me të cilin po dilte gjatë periudhës kur u frymëzua për këngën “Only Love” ia kishte minimizuar shqetësimet me humor, duke i thënë: “Hajde, është thjesht dashuri”. “E dëgjova dhe thashë me vete, ‘Kur e thua kështu…’ Dhe shkruam një këngë për të ”, tha Jonas. “Dua të them, nuk ishte asgjë e rëndësishme – por për mua ishte, dhe për personin tjetër gjithashtu. Por është në rregull të marrësh një rrezik dhe të provosh përsëri, të ekspozohesh emocionalisht.”
Fillimisht, siç zbuloi ai, e kishte shkruar këngën me qëllimin për ta interpretuar atë me vëllezërit e tij në grupin Jonas Brothers. Por kur filloi ta dëgjonte përsëri, e kuptoi se e lidhte shumë fort me historinë e tij personale.