Nxorri armën dhe e qëlloi në fytyrë/ Arrestohet autori i vrasjes së Altin Arapajt në Greqi! Cilat janë pistat ku po heton policia (Pamje nga vendngjarja)

Policia greke ka vënë në pranga Mekel Selimajn, 46 vjeç nga Vlora, i dyshuar si autori i vrasjes së Altin Arapajt, 41-vjeçarit shqiptar, trupi i të cilit u gjet pranë një vreshti në zonën e Rafinës.

Ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje në Artemidë, ku viktima, autori dhe dy persona të tjerë ishin takuar për arsye ende të paqarta. Më pas, ata hipën në një makinë të drejtuar nga Selimaj dhe ndaluan në kryqëzimin e rrugëve Pefkon dhe Arionos në Rafinë. Pikërisht aty ndodhi edhe krimi: Selimaj nxori armën dhe qëlloi Arapajn në fytyrë.

Pavarësisht plagës së rëndë, Arapaj arriti të largohej në këmbë nga vendngjarja dhe telefonoi gruan e tij, të cilës i tregoi emrin e autorit. Pas kësaj, ai ndërroi jetë nga plagët e marra.

Hetimet zbuluan se si viktima, ashtu edhe autori, kishin precedentë penalë të mëparshëm për raste të lidhura me drogën.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook