Kandidati i PD për deputet në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja u shpreh në “Opinon” në News24 se beteja e PD për zgjedhjet duhet të bëhet në SHBA dhe Bruksel.
Kalaja tha se është e rëndësishme se ku do i cosh faktet dhe PD e ka të shtruar trasenë, por sipas tij, duhen personazhe që ti bëjnë avokatinë.
Aulon Kalaja: PD ka një keqkuptim me SHBA që është një krijesë amerikane, në 92, Bejker e Rajerson bënin fushatë për PD. Tani na del PD pro ruse e merr fonde, se di ca thonë këta.
Është keqkuptim i madh, do duhet regjistër tjetër. E di shumë mirë që PD po bën një betejë në Uashington dhe në Bruksel.
Nuk mund të ndërtosh dot narrativë që të kanë vjedhur zgjedhjet dhe me bë komision hetimor parlamentar si Basha e Alibeaj në 2021. Është e rëndësishme se ku do i cosh faktet.
PD e ka të shtruar trasenë por duhen personazhe që ti bëjnë avokatinë.
Pavarësisht mendimit për Ngjelën, ka qenë ai që bënte avokatinë për PD. Ka kapacitet tjetër intelektual. Por duhen emra në këtë nivel.
Ajo që duhet të bëjë PD, është një proces analize i vërtetë, jo si në 2023, pra duhet të merret me shkaqet cfarë u bë gabim, sepse nëse nuk do të nxjerrim mësime do të bëjmë të njëjtën rrugë. Unë e mbështes rrugën në Uashington.
Ne duhet ti denoncojmë zgjedhjet atje. Fakti që SHBA nuk i ka përshëndet zgjedhjet, është domethënëse. Cfarë ka ndodhur me amerikanët? Për mua PD duhet të merret me 3 momente:
1.Roli i presidentit të Republikës për datën e zgjedhjeve
2.giro d’italia, në ditën e zgjedhjeve
3.falja e gjobave nga 10 vite. Shtet i kapur totalisht
4.qarku Durrës, operacioni për kapjen e grupit kriminal që ka mbështet PS në zgjedhje, u arrestua pas zgjedhjeve. Antimafia italiane e kishte nxjerrë më 21 shkurt
Këtu do binë disa emra në Durrës por nuk cënohet pushteti i Edi Ramës, do ikin 2 emra. Ne duam që SPAK të na i kapë faktin kur këta blejnë zgjedhjet jo kur mbarojnë. Unë kam ndarë mendim ndryshe nga partia për SPAK.
()