Policia Rrugore e Elbasanit intensifikon kontrollet, arrestohen 16 drejtues mjetesh, dhe 5631 masa administrative

Elbasan

Me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia Rrugore e Elbasanit ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin me mjete bashkëkohore, në të gjitha akset.

Si rezultat, gjatë periudhës 1–22 maj 2025, janë arrestuar 16 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, janë vendosur 5631 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve, si më poshtë:

•1364 drejtues janë ndëshkuar për tejkalim të normave të lejuara të shpejtësisë;
•147 për drejtim mjeti pas përdorimit të alkoolit;
•481 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
•1221 për kryerje parakalimesh të gabuara;
•178 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
•925 për mosvendosje të rripit të sigurimit;
•92 për xhama të errësuar;
•356 për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
•867 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook