Trajneri Thomas Tuchel ka bërë publike listen me lojtarët e grumbulluar të “Tre Luanëve” për ndeshjet e Kupës së Botës ndaj Andorrës më 7 qershor dhe miqësoren me Senegal më 10 qershor. Ai surprizoi duke rikthyer Ivan Toney, sulmuesin që prej kohësh nuk ishte në kombëtare, pasi transferoi te Al Ahli në Arabinë Saudite ku po shënon shumë gola këtë sezon. Gjithashtu është thirrur edhe Ollie Watkins i Aston Villës, ndërsa Dominic Solanke i Tottenhamit është lënë jashtë.
Phil Foden ka kërkuar pushim për të mos rënduar më shumë gjendjen e tij jo të mirë fizike, ndërsa Jack Grealish nuk është përfshirë për shkak të mungesës së minutave në fushë. Nuk ka asnjë lojtar nga Manchester United, Man City dhe Tottenham në listë, përfshirë edhe Harry Maguire dhe Luke Shaw që janë rikuperuar nga lëndimet.
Ben White i Arsenalit, megjithëse u përfol për rikthim, nuk është përfshirë, ndërsa ylli i Arsenalit Bukayo Saka është rikthyer pas lëndimit. Për herë të parë është thirrur mbrojtësi i Chelseat, Trevoh Chalobah, ndërsa janë përfshirë edhe Cole Palmer dhe Noni Madueke, si dhe Conor Gallagher nga Atletico Madrid, i cili ka luajtur më parë me Tuchelin te Chelsea.
Nga ekipi I Newcastle është rikthyer Anthony Gordon pas mungesës së fundit për shkak të lëndimit. Lojtarë të tjerë të lënduar si Marcus Rashford, Jarrod Bowen dhe Aaron Ramsdale nuk janë në listë.
Në total, janë tetë lojtarë nga skuadra do të marrin pjesë edhe në Kupën e Botës për Klube që nis më 14 qershor, disa ditë pas miqësores me Senegalin.
