Gjatë qëndrimit në Janinë, në kuadrin e Konferencës së 19-të të kryetarëve të parlamenteve të Iniciativës Adriatiko-Joniane, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim bilateral me Kryetarin e Parlamentit të Greqisë, z. Nikitas M. Kaklamanis.
Spiropali vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë, mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, shqiptarët në Greqi dhe minoritetin grek në Shqipëri si ura miqësie, dhe forcimin e bashkëpunimit parlamentar si nxitës i marrëdhënieve dypalëshe.
Spiropali e falenderoi Kryetarin Kaklamanis për drejtimin me sukses të Presidencës greke të Iniciativës Adriatiko-Joniane dhe nënvizoi kontributin e Kuvendit të Shqipërisë në këtë nismë të rëndësishme rajonale, strategjike për paqen, bashkëpunimin dhe integrimin europian.