Kjo e premte është mjaft e rëndësishme në Serie A, pasi në Itali do “kurorëzohet” skuadra kampione për këtë sezon. Napolit i mjafton fitorja ndaj Cagliarit, për të mbyllur me sukses edicionin.
Në krahun tjetër, Interi i Inzaghit është i “dënuar” të besojë deri në fund. Zikaltërit janë -1 pikë nga napoletanët dhe sonte përballen me Comon e Fabregas.
Rezultatet live:
Como 0-1 Inter
Napoli 1-0 Cagliari