
Stanislav Yanevski, aktori bullgar që shumëkush e mban mend si Viktor Krum nga filmi Harry Potter and the Goblet of Fire, është shtruar me urgjencë në spital pas problemeve me frymëmarrjen.
39-vjeçari publikoi një foto nga shtrati i spitalit ku shfaqet me fashë në hundë, duke zbuluar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ai tregoi se kishte zgjedhur ta mbante situatën të fshehtë për të mos shqetësuar familjen dhe ndjekësit, por tani ndihet më mirë dhe është mirënjohës për mbështetjen.
“Tani mund të marr frymë normalisht, të fle më qetë dhe të shijoj jetën si më parë,” shkroi ai në Instagram, duke theksuar se mjeku ishte shumë i kënaqur me përparimin e tij.
Yanevski është tërhequr prej kohësh nga aktrimi dhe sot jep leksione e flet si motivues. “Shpresoj të kem frymëzuar studentët po aq sa më frymëzuan ata mua,” shtoi ai me mirënjohje.