“Devijim i politikës shqiptare, Parlamenti shihet si vend pune jo si mision”, Jola Hysaj: Prandaj qytetarët ndihen të braktisur e të zhgënjyer

Një nga kandidatet në listën e hapur në Qarkun e Durrësit të Partisë Demokratike, Jola Hysaj, shprehet se disa e shohin Parlamentin si një vend pune dhe jo si mision. Hysaj, ashtu si të gjithë kandidatët e tjerë të listës së hapur në këtë qark, nuk arriti të fitonte, pasi PD mori 5 mandate, aq sa lista e mbyllur.

Jola Hysaj shkruan në një postim në rrjetet sociale se kur kandidimi për deputet bëhet një mënyrë për të siguruar status, përfitime apo rehati personale, atëherë përfaqësimi humb kuptimin.

Postimi i Jola Hysajt:

“Një nga devijimet më të mëdha në politikën shqiptare është kur Parlamenti shihet si një vend pune, jo si një mision. Kur kandidimi për deputet bëhet një mënyrë për të siguruar status, përfitime apo rehati personale, atëherë përfaqësimi humb kuptimin.

Parlamenti nuk është vend për të sistemuar njerëz. Është vend për të zgjidhur hallet e njerëzve. Fatkeqësisht, një pjesë e klasës politike e sheh pushtetin si përfitim, jo si përgjegjësi. Kjo është arsyeja pse shumë qytetarë ndihen të braktisur, të zhgënjyer dhe të lodhur nga premtimet boshe.

Ata nuk kërkojnë më shumë fjalë, por më shumë ndjeshmëri, llogari dhe punë konkrete. Shqipërisë nuk i mungojnë politikanët. I mungojnë përfaqësuesit e ndershëm. I mungojnë ata që politikën nuk e shohin si vend pune, por si barrën për të ndryshuar realitetin.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook