“Dikush e ka mashtruar”, Gjovalin Mikaj apel për ndihmë: Gruaja më ka ikur bashkë me djalin, dua vetëm tim bir

Konfliktet në familje po prodhojnë histori nga më të ndryshmet. E tillë është ajo që ka ndodhur në familjen Mikaj. Kryefamiljari Gjovalin Mikaj nga Boga e Malësisë së Madhe ka denoncuar në polici pretendimin e tij se bashkëshortja është larguar në drejtim të paditur nga shtëpia dy ditë më parë së bashku me të birin 15 muajsh.

“Kam një hall, më ka ikur gruaja ka dy ditë, më ka marrë djalin. Policia nuk më ka zgjidhur problemin. Nuk e di ku ndodhet, kam bërë denoncim, por as në Malësinë e Madhe dhe as në Shkodër. E kam mbajtur tre muaj djalin, pasi ajo ka ikur në Itali dhe ma ka lënë të Kisha e Madhe. E kam mbajtur me sakrifica djalin, për atë djalë jap jetën. Dua vetëm djalin, jo gruan, sepse me mua ajo nuk ka punë më. Për herë të fundit kam kontaktuar pardje, më ka thënë ti je legen, më ka kërcënuar dhe më ka thënë nuk ke punë më me mua.

Konflikte kemi pasur, por të dobëta. Ajo ka qenë e martuar tri herë, ka dy vajza në Itali. Më tha për hir të djalit, dua të vij të bashkohem me ty. Kam ditur që vetëm një herë është martuar, por jo për tri herë. Më ka kërcënuar, madje më ka bërë denoncim edhe në polici, por gjykata nuk i ka marrë për bazë. Kemi qenë bashkë për 3 vjet e diçka më shumë. Problemet kanë nisur para një viti. Jam prishur me familjen time vetëm për hir të saj. Dyshimi im është se atë e ka marrë dikush, e ka rrejt dikush. Unë dua vetëm djalin, nuk dua t’ia di për të. Telefoni i del fikur, kam vënë në dijeni familjarët e saj. U kam thënë që dua vetëm djalin, ndërsa ata më kanë thënë se për ne ajo është e vdekur” – thotë Mikaj.

Në çiftin Mikaj konfliktet kishin disa muaj që kishin agravuar deri në një situatë absurde ku bashkëshorti shprehet se nuk ishte në dijeni se gruaja e tij kishte pasur 3 martesa më parë dhe dy vajza nga këto martesa të mëparshme…

Tashmë ka mbetur në duart e organeve ligjzbatuese që kjo situatë të marrë një zgjidhje për babain që është në kërkim të fëmijës së tij.

(S.N/)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook